"Më thanë se bënë gabim"- Trump befason me deklaratën pas sulmit rus në Ukrainë që la 34 të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Më thanë se bënë gabim”- Trump befason me deklaratën pas sulmit rus në Ukrainë që la 34 të vdekur

    Insajderi
    14 April 2025 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sulm me raketa i Rusisë në qytetin ukrainas të Sumy, i cili vrau 34 civilë – përfshirë dy fëmijë – dhe plagosi 117 të tjerë, është dënuar ashpër nga aleatët perëndimorë të Kievit.

    Dy raketa balistike goditën qendrën e qytetit mesditën e së dielës, duke shpërthyer pranë universitetit shtetëror dhe qendrës së kongresit, duke lënë trupa të gjakosur nëpër rrugë, raporton BBC.

    Presidenti i SHBA Donald Trump e përshkroi sulmin si një “gjë të tmerrshme“, ndërsa kancelari në pritje i Gjermanisë, Friedrich Merz, akuzoi Rusinë për kryerjen e krimit të luftës, përcjell Insajderi.

    Sulmi vjen teksa SHBA, aleati më i fortë ushtarak i Ukrainës, ka vendosur për përfundimin e luftës – tani në vitin e saj të katërt – përmes negociatave me Trump.

    I pyetur për sulmin, presidenti amerikan tha se ishte “i tmerrshëm” dhe se atij “i ishte thënë se ata bënë një gabim“, por nuk dha detaje.

    Merz, i cili pritet të marrë detyrën si kancelar i ri i Gjermanisë muajin e ardhshëm, i tha transmetuesit publik gjerman ARD se sulmi në Sumy përbënte “krim të rëndë lufte“.

    Ishte një akt perfid.. dhe është një krim i rëndë lufte, i qëllimshëm“, tha politikani konservator. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark