×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më theve duart”- Sërish përplasje në Kuvendi ne Shqipërisë, deputetët e PD-së kacafytën me gardën

    Insajderi
    07 December 2023 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në ambientet e parlamentit përpara nisjes së seancës plenare, ku pritet të miratohet nen për nen buxheti i shtetit.

    Deputetët janë përplasur me efektivët e gardës të cilët kanë tentuar të ndalojnë bllokimin e foltores së Kuvendit me grumbuj karrigesh.

    Pas shtyrjes fizike deputetët kanë mundur të vendosin karriget e tyre rreth foltores. Duket se opozita do të vijojë me të njëjtin skenar për bllokimin e parlamentit.

    “O qelbësirë na thyhet duar”, dëgjohet të thotë deputetit i PD-së Bledjon Nabllati, i cili ishte ndër më aktivët në blllokimin e foltores së Kuvendit.

    Kujtojmë se në seancë mungon ish-kryeministri Sali Berisha i cili u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të bllokimit që i bëri parlamentit në seancën e të hënës.

    Krahas Berishës janë përjashtuar me 10 ditë dhe deputetët Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi dhe Edi Paloka.

    Ndaj tyre masa e vendosur është maksimale pasi bllokimi i Kuvendit është kryer në mënyrë të përsëritur prej tyre.

    Flamur Nokës u pezullua për ndezjen e flakadanëve në sallë, si dhe tentativën për t’i vënë flakën grumbullit të karrigeve.

    Deputetet Elda Hoti dhe Albana Vokshi u përjashtuan për shkak se mbajtën në çantë dhe i dhanë flakadanët kolegut Noka.

    Sakaq përjashtimit i Bardhit, Berishës dhe Palokës u bë nën argumentat se penguan zhvillimin e regullt të seancës plenare duke shkaktuar kaos dhe duke fyer kolegët. /Euronews/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark