×
  • Lajme
  • Lajme

    Me thirrjet “UÇK”, tifozët Kuq e Zi në mbështetje të të arrestuarit nga Specialja

    Insajderi
    10 September 2023 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme është zhvilluar protesta për ish-ushtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj para kryeministrisë.

    Ndërkohë në një moment protestuesve i janë bashkuar dhe tifozët kuq e zi, ndërsa ishin nisur drejt stadiumit për të parë ndeshjen Shqipëri-Poloni.

    Në pamjet e siguruara nga Euroneës Albania, tifozët dëgjohen duke brohoritur me thirrjet e UÇK-së.

    Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Polonisë në “Air Albania”. Sfida e Tiranës është e pesta për dy skuadrat që luajnë në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos (7 pikë) mbajnë vendin e dytë në grup, me një pikë më pak se Çekia (8) dhe një pikë më shumë se Polonia (6).

    Tanimë ethet e ndeshjes kanë nisur, me tifozët që janë nisur nga mbarë trojet shqiptare për të qenë në stadium.

    Përballja e sotme do fillojë me një minutë heshtje, kjo për të nderuar viktimat e tërmetit shkatërimtar që goditi Marokun dje. UEFA ka vendosur që të gjitha ndeshjet e këtij raundi të nisin me një minutë heshtje dhe nderimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark