×
  • Showbiz
  • Show

    Me veprimin e fundit, Megi Pojani sapo ‘e pranoi’ se është në një lidhje me Endri Çekiçin

    Insajderi
    24 February 2023 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

    Tepër aktive në rrjete sociale, Megi sigurohet që të ndajë me ndjekësit e saj thuajse çdo moment të ditës së saj, duke nisur nga kujdesi për veten, rutinën e saj e shpesh dhe momente shumë ‘funny’. E duket se përpos gjithë këtyre postimeve, prezantuesja ka nevojë dhe për ‘hapësirën e saj personale’ në rrjete sociale andaj ka hapur së fundmi një llogari në Instagram ku ndiqet nga shtatë veta. E në këtë persona janë dy motrat, shoqet e saj dhe gjejeni pak se kush? Endri Çekiçi…

    Epo, besojmë se nuk ka më nevojë që Megi ta provojë me fjalë se është në një lidhje me të.

    Megjithatë në publik, Megi ende vazhdon të shprehet se është ‘single’. Së fundmi, bukuroshja na zbukuron ekranin e televizorit me prezantimin e ‘Big Brother VIP Fan Club’ të dielën, ora 12:45 çdo javë vetëm në Top Channel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark