Me vetëm 40 euro mund të blesh diplomë për Fakultetin e Infermierisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Me vetëm 40 euro mund të blesh diplomë për Fakultetin e Infermierisë

    Insajderi
    26 October 2022 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre, katër apo pesë vjet studime është koha, në të cilën përgatitësh për profesionin që do ta ushtrosh në të ardhmen. Gjatë këtyre viteve do të përballesh me ligjërata të përditshme, kolokfiume, provime dhe në fund ajo që vulos arritjen tënde është punimi i diplomës.

    Pas kësaj kohe, nënkuptohet që studentët janë të gatshëm të vendosin firmën e tyre mbi punimin, ndoshta të parin individual, që do të tregojë për aftësitë e fituara gjatë viteve të studimeve.

    Por çfarë në realitet ndodh te ne?

    Mjafton një kërkim i thjeshtë në internet dhe para jush shfaqen me dhjetëra oferta për punim diplome dhe çmimet janë të ndryshme.

    Kiks Kosova vendos të hulumtojë fenomenin e shitblerjes së diplomave apo asaj që quhet shitja e pronës intelektuale.

    Kiksi kësaj radhe vendos të diplomojë në ekonomi dhe nis kontaktin me shkruesin e diplomës.

    Ai na tregon se është i specializuar vetëm për drejtimet e mjekësisë.

    Kiksi: Jemi të interesuar për një punim diplome.

    Punime Diplome: Prsh. Në çfarë drejtimi?

    Kiksi: Në ekonomi, UP. 

    PD:  Na vjen keq për ekonomi nuk mundemi. 

    Kiksi: E për çfarë drejtimesh boni? Se e kam edhe vëllain, e po don me bo edhe ky një.

    PD: Për drejtime të mjekësisë. 

    Dhe normalisht ne kemi interes edhe në këtë drejtim.

    PD: Në çfarë drejtimi është ai?

    Kiksi: Infermieri.

    PD: Po, mundemi. Word dhe pwerpoint 40 euro, tek cili profë dhe për kur i duhet:

    Kiksi: Tema Sepsa tek profa …

    PD: Për cilën datë e ka?

    Kiksi: Nëse ia kishti kry për dy javë ish kon mirë.

    PD: A mundeni në qetë email me dërgu shabllonin se si e bo temën, me pa mos ka ndonjë  ndryshim për siguri [email protected]

    Diplomë-shkruesi duket serioz dhe me shumë përvojë, kërkon nga Kiksi që të kontrollojë eservisin e fakultetit për t’ia dërguar shabllonet e temave që zakonshëm vendosen nga profesorët e lëndës.

    Pas disa ditësh, Kiksi i shkruan sërish shkruesit të diplomës dhe pasi marrim zotimin se diploma është duke u punuar, interesohemi për mënyrën e pagesës  dhe dorëzimit të mallit të porositur.

    Kiksi: Pagesën kur e bëjmë?

    PD: Ditën e dorëzimit.

    Kiksi: A keni naj xhirollogari, a takohemi diku edhe për sa kohë ma kryen temën?

    PD: Del ndonjë kolege e grupit.

    Kiksi: Për sa kohë e kryen?
    PD: Në fund të javës tjetër. 

    Pas kësaj, Kikisi vazhdimisht mban kontakte me shkruesin e diplomës, insistojmë që tema të përfundojë më 29 shtator. Dhe ashtu ndodh, tri ditë para kohe marrim një njoftim.

    PD: Përshëndetje nesër tek … Vranjevc-ora 12:00, ju dorzojmë temën. A dëshiron me bo edhe kartelën infermierore, 5 euro është.

    E premtja erdhi, ne jemi në stres, nisemi drejt vendit të caktuar, ora ka ndryshuar, tash ne duhet të jemi aty në orën 11:15, sepse na është thënë se ka edhe tema të tjera për të dorëzuar.

    Kemi shumë pikëpyetje dhe i shkruajmë serish.

    Kiksi: Qysh me t’njoftë unë ty?

    PD: Një vajzë bionde, me bluzë të bardhë. 

    Kiksi: A ma dërgon lokacionin ku është saktë

    PD: Në Vranjevc, te Kodra e Trimave. Mundesh me hyp në autobus të trafikut urban 3 dhe vetëm i thu te … me ta nal.  – Ma shënon emaili kur takohesh.

    Arrimë në  destinacion, nuk e patëm të vështirë ta identifikonim, ajo priste si me nxitim.

    Na prezanton punimin në telefon, telefonon dikë, i merr paratë dhe niset rrugës së saj.

    Pas pak minutash, ne marrim përmes e-mailit [email protected] punimin e diplomës, i cili është 13 faqesh dhe i gatshëm për prezantim.

    Normalisht, Kiksi e përfundon misionin, vendos ta lidhë diplomën, proces i cili kushton 6 euro e 30 cent.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark