Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij pësoi gol nga Drita, pikërisht në situatat për të cilat kishin ushtruar gjatë gjithë javës.
“E kemi ditur se loja e Dritës bazohet nga krahët, me harkime. Ne u fokusuam në mbrojtje dhe ashtu pësuam gol. Jemi përgatitur një javë të tërë dhe më vjen keq që morëm gol në atë mënyrë.
Drita krijoi raste të tjera më të mira, ndërsa na mposhti me një gol nga pozita për të cilat kishim stërvitur. Nuk jam i kënaqur me lojën. Shpresoj të përmirësohemi dhe të vazhdojmë tutje. Pranuam gol kur më së paku pritej”, ka thënë Shala për “ArtMotion”. /koha/