Mediat në Serbi kanë shkruar për futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqirin.
Media serbe “Kurir” ka shkruar: “Zbulohet sa fiton Xherdan Shaqiri në “qytetin serb””. Chicagon e quan “qytet serb”, sipas tyre ka shumë serb që jetojnë aty.
“Shoqata e Futbollit MLS ka zbuluar se sa fitojnë lojtarët në Amerikë dhe Xherdan Shaqiri është në krye të listës për sa i përket fitimeve.
Ish-futbollisti i Liverpool-it dhe Lyonit, këtë dimër u transferua në Chicago, paga vjetore që merr është 7.35 milionë dollarë, sipas të dhënave të publikuara nga MLS.
Djaloshi i lindur në Gjilan luan për Zvicrën dhe në disa raste ka shprehur intolerancë dhe urrejtje ndaj popullit serb.
Ai i feston rregullisht golat ndaj kombëtares sonë me “shqiponjë dykrenare”, e shpesh herë në daljet publike lavdëron UÇK-në.
Shaqiri këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola në nëntë ndeshje dhe ka një asistim. Ai ka nënshkruar kontratë me klubin e ri deri në vitin 2024.
Ai mund të humbasë titullin e më të paguarit këtë verë dhe do ta kalojë Lorenzo Insigne, i cili këtë verë kalon nga Napoli te Toronto.
Futbollisti i Los Angeles Galaxy, Javier Hernandez e nisi sezonin me një pagë prej gjashtë milionë dollarësh dhe sulmuesi i Interit nga Miami, Gonzalo Higuain, me 5.1 milionë, me një kompensim total pak më pak se 5.8 milionë dollarë”, shkruan media serbe “Kurir”