Mediat britanike shkruajnë për mbiemrin e vërtetë të Rita Orës – Nga vjen konvertimi i “Sahatçiu” në “Ora” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Mediat britanike shkruajnë për mbiemrin e vërtetë të Rita Orës – Nga vjen konvertimi i “Sahatçiu” në “Ora”

    Insajderi
    27 August 2021 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rita Ora është bërë një emër i famshëm falë zërit të saj të mahnitshëm – por jo shumë fansa e dinë që ajo ndryshoi mbiemrin e saj për një arsye të veçantë.

    Emri i vërtetë i superyllit 30-vjeçar me famë globale është Rita Sahatçiu, shkruan mediumi britanik The Sun.

    Rita ka lindur në Prishtinë, nga dy prindër me origjinë shqiptare.

    Babai i yllit zbuloi se ai e ndryshoi mbiemrin në Ora pasi Sahatçiu ishte e vështirë të shqiptohej nga të huajt.

    Babai i saj, Besnik Sahatçiu, raportohet se ishte pronar i një pijetoreje në Londër, ndërkohë që ka studiuar për ekonomi.

    Ndërkohë, mamaja e saj Vera është një psikiatre që punon për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në MB) – ajo madje u thirr vitin e kaluar për të punuar në vijën e parë të frontit gjatë shpërthimit të pandemisë coronavirus.

    Rita e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të iknin nga persekutimi dhe zhurmat e luftës dhe gjenocidit.

    Për t’i shpëtuar kësaj, familja u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar kur ajo ishte një vjeçe.

    Në prill të vitit 2020, Rita foli për “shpëtimin nga persekutimi” pasi familja e saj u bashkua me miliona shqiptarë të tjerë që ikën nga vendi gjatë një lufte një dekadëshe.

    Shpjegimin e emrit të saj të plotë, Rita e bëri edhe vet së fundmi në një vlog për “Wired”, ku iu përgjigj pyetjeve më të shpeshta që fansat kanë kërkuar në Google.

    Pyetja ishte “A është Rita Ora emri i vërtetë i saj?”, referuar faktit që shumë artistë ndërkombëtar i ndryshojnë emrat e tyre, duke vendosur një emërtim artistik, në mënyrë që fansat ta kenë më të lehtë shqiptimin e tyre.

    “Është për të qeshur, secili më pyet për këtë, por vërtet është ashtu. Emri im i plotë është Rita Sahatçiu Ora”, ka thënë këngëtarja e lindur në Prishtinë.

    Familja e artistes përndryshe ka prejardhje nga Peja, dhe mbiemri i tyre Sahatçiu vjen nga fakti që ishin të njohur si familje e vjetër që kultivonin zanatin e orëtarisë në Pejë – dhe kushërinjtë e Ritës në këtë qytet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite ta bëjnë të njëjtën gjë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark