Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është detyruar të reagojë ndaj raportimeve se ajo më herët ka qenë në një lidhje me reperin amerikan Jay-Z dhe se Beyonce ia ka dedikuar asaj këngën e fundit “Lemonade”.
Spekulimet filluan kur krijuesja e hitit “RIP” postoi një fotografi në Snapchat duke veshur bikini të vizatuar disa limonë ndërsa në Los Angeles ylli shqiptar u pa e veshur me fustanin e njëjtë që Beyonce e përdori në klipin “Formation”.
Rita kategorikisht ka mohuar se është “femra tjetër”, të cilës Beyonce i këndon në këngën e re “Lemonade”.
“Zakonisht nuk i adresohem spekulimeve të tabloideve, por më lejoni të jem e qartë, këto raportime nuk janë të vërteta”, ka shkruar Rita Ora në Twitter.
“Nuk kam asgjë tjetër përveç respektit për Beyoncen. Të vazhdojmë ta shijojmë ‘Lemonade’-n”, ka shkruar në “tweetin” e dytë Rita Ora.