×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mediat gjermane: Çështja e Radojçiqit do të jetë “test litmus” për Vuçiqin

    Insajderi
    07 October 2023 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit ku ministrja e jashtme gjermane u mblodh me ministrat e jashtëm të rajonit, Annalena Baerbock ka folur për ngjarjet e kohëve të fundit në veri të Kosovës me ministren kosovare Donika Gërvalla, dhe ministrin serb të jashtëm Ivica Daçiq, ku për bisedat me këtë dy të fundit, mediat gjermane shkruajnë se Baerbock ka folur në takime të ndara.

    Süddeutsche Zeitung shkruan se “Delegacioni gjerman thotë se Berbok pati një ‘bisedë intensive dhe të hapur’ me Daçiqin për mënyrat për të ulur tensionet pas përshkallëzimit të fundit të dhunës, e cila në maj ishte drejtuar ndaj ushtarëve të KFOR-it, një mision i udhëhequr nga NATO. Baerbock kërkoi bashkëpunim në sqarimin e sulmit dhe sqaroi se qëndrimi i qartë i qeverisë serbe kundër dhunës dhe negociatave paqësore është çelësi i procesit të anëtarësimit në BE”.

    Gazeta vlerëson se për qeverinë gjermane “litmust test”* është pyetja nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i gatshëm të veprojë kundër “udhëheqësit të sulmit ndaj policisë së Kosovës, Milan Radoiçiq”, me të cilin, siç vlerëson gazeta, Vuçiq ka marrëdhënie të ngushta, siç e citi Deutsche Welle.

    *(Litmust Test) vendimi ose mendimi i dikujt për diçka që sugjeron atë që ata mendojnë për një gamë më të gjerë gjërash të lidhura; p.sh: Politikat e presidentëve për abortin konsideroheb si një “test lakmus” të pikëpamjeve të tij për të drejtat e grave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark