Mediat ndërkombëtare për kombëtaren: “23 heronj me vetëm një gol” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Mediat ndërkombëtare për kombëtaren: “23 heronj me vetëm një gol”

    Insajderi
    23 June 2016 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pritja madhështore që iu bë kombëtares në Shqipëri, edhe pse u kthyen nga Kampionati Evropian pa arritur të kalojnë fazën e grupeve dhe me vetëm një gol të shënuar, ka habitur shumë media ndërkombëtare të cilat kanë raportuar për këtë ngjarje.

    “The National” ka raportuar se ekipi i Shqipërisë në futboll përkundër humbjes janë pritur si heronj madje për ta është shtruar edhe tepihu i kuq.

    Ndërsa “Daily Mail” shkruan pak me ironi duke raportuar se “ekipi i Shqipërisë është bërë krenaria e kombit me vetëm një gol në kampionatin evropian”, raporton Insajderi.

    “USA Today” ka shkruar se për dallim prej kombëtareve të tjera të cilat edhe nëse afrohen në rrethin e ngushtë të kampionateve nuk priten me gëzim në vendet e tyre, kombëtarja e Shqipërisë është pritur edhe pse ka shënuar vetëm një fitore që nuk i ka mundësuar asgjë.

    “Madje futbollistët e kombëtares së Shqipërisë janë pajisur me pasaporta diplomatike”, ka shkruar “USA Today”.

    “The Guardian” në anën tjetër ka shkruar se kombëtarja e Shqipërisë për dallim prej kombëtareve të tjera që janë rikthyer pa mundur të kualifikohen tutje nga gara në grupe ka pasur një kthim të lumtur në vendlindje.

    Të tjera media që kanë raportuar në këtë formë janë edhe gazetat spanjolle sikurse “ESPN” e deri tek ato italiane dhe franceze sikurse “Le Monde”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark