×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat ndërkombëtare reagojnë pas thirrjës së Berishës për armatosje

    Insajderi
    21 April 2016 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha për armatosjen shqiptarë, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, përveç atyre në Shqipëri.

    Gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post” shkruan sot se, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha u bëri thirrje këtë të enjte qytetarëve që të armatosen, pasi sipas tij qeveria nuk po arrin të përballet me krimin.

    “Duke folur në seancën e sotme parlamentare, Berisha akuzoi qeverinë për lidhje me bandat e krimit dhe tha se nuk ka asnjë mënyrë tjetër rendin publik apo sigurinë. Berisha gjithashtu bëri thirrje për një ligj të ri për të lejuar mbajtjen e armëve. Armëmbajtja aktualisht është e paligjshme në Shqipëri dhe thirrja e tij është kundër ligjit gjë që mund të dënohet me 10 vjet burg”, shkruan “The Washington Post”.

    ex

    Më tej në shkrim e përditshmja amerikane citon deklaratën e Berishës: “U bëj thirrje të armatosen”, tha Berisha, shkruan Express.

    Duke iu drejtuar qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ai shtoi: “Nëse ju, si një organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët, unë garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm të kthehen tek ju me të gjitha mjetet, në mënyrë që ju të mos dini ku të futeni”, shkruan “WP”. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark