×
  • Showbiz
  • Show

    “Mediat që raportuan për diçka tjetër janë dënuar”, Lugati rrëfen të vërtetën e sëmundjes

    Insajderi
    24 December 2023 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtari Gjon Karrica është bërë i njohur për publikun me pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP Kosova.

    Rrugëtimi i tij në këtë spektakël u ndërpre, pas një problemi shëndetësor, ku Gjoni kishte humbur ndjenjat dhe ishte dërguar me urgjencë në spital.

    Së fundmi në një intervistë, ai ka se çrregullimi i epilepsisë ka qenë shkaktari i gjithë kësaj situate.

    E vërteta qëndron që unë e kam një epilepsi e cila herën e fundit që më ka sulmuar ka qenë vera (kjo verë që ka kaluar). Edhe më ka lënë nja tetë javë ndenjur sepse më janë thyer disa brinjë, dhe më duhet të bëj një operim në krah, ku do mi mbushin disa brinj që më janë thyer”, ka thënë Gjoni.

    Mirëpo aso kohe, në disa media ishte raportuar rrejshëm se këngëtari vuante nga një tjetër sëmundje e rëndë, gjë për të cilën Gjoni ka marrë masa, dhe tha se ato portale kanë marrë dënimin e merituar.

    Unë e kam dhënë një intervistë me dyer të mbylura këtu në Kosovë, ku kanë qenë më të mëdhenjt e shtetit, edhe kam rrëfyer çka unë kam ndjerë. Dhe besoj se disa media…se kjo është aryseja që disa media sot edhe nuk po shkruajnë për mua, sepse e kanë marrë nga një dënim të vogël”, tregoi Gjoni në Shok Podcast.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark