×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe publikojnë edhe një emër të të vrarit në operacionin në Veri

    Insajderi
    25 September 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas mediave serbe raportohet se është gjetur i vrarë edhe një serb nga Leposaviqi.

    Siç raportohet në mediat serbe i vrari është Igor Milenkoviq, shofer i ambulancës nga Leposaviqi.

    Gjithashtu njëri nga personat e vrarë nga grupi që po akuzohet për vepra terroriste në Banjskë të Zveçanit është Stefan Nedelkoviq, 31-vjeçar.

    Kështu kanë raportuar mediat serbe. Sipas këtyre informacioneve, Nedelkoviq është banor lokal nga Zveçani, teksa kanë publikuar edhe fotografi të tij, përcjell Gazeta Insajderi.

    Bëhet publik emri i njërit nga sulmuesit të vrarë në Banjskë

    Gjatë ditës së sotme edhe një nga pjesëtarët e grupit të armatosur serb në Banjskë që po akuzohen për sulm terrorist është gjetur i vrarë.

    Kështu ka konfirmuar për media prokurori i rastit, Naim Abazi. Sipas tij, trupi i pa jetë është gjetur përgjatë kontrollit të pjesës ku ka ndodhur rasti.

    Numri i sulmuesve të vrarë, me këtë të fundit, ka shkuar në katër.

    Gjendet edhe një i vrarë nga sulmuesit në Banjskë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark