×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mediat serbe publikojnë foton e Radojçiqit nga Prokuroria

    Insajderi
    03 October 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat serbe gjatë ditës kanë raportuar se kryeterroristi Milan Radojçiq është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve,

    Tash është publikuar nga mediumi serb ‘Telegrafi.rs’ një foto e Radojçiqit bashkë me avokatin e tij, Goran Petronijeviq në Prokurori.

    Sipas mediumit, me rastin po merret Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

    Ndalimi prej 48-orësh nga autoritetet serbe erdhi pas një sulmi terrorist nga një grup i armatosur rëndë serb, në krye me Radojçiqin në Banjskë të Zveçanit përpara një jave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark