Arritja e Shqipërisë në minifutboll duket se nuk ka lënë gjurmë vetëm brenda kufijve shqiptar.
“Kuqezinjtë” me shumë mund ia dolën që për herë të parë të kalonin fazën e grupeve dhe të shkojnë në gjysmëfinale.
Pas testeve ndaj Luksemburgut, Rumanisë dhe Spanjës.
Dhe është pikërisht media e famshme spanjolle, “Marca”, ajo që ka shkruar për Shqipërinë.
Që për të mbërritur te katër më të mirat e kontinentit duhet të mposhtte dhe kombëtaren iberike me rezultatin 2-1.
“Spanja luajti gjithçka për gjithçka ndaj Shqipërisë, në një ndeshje të ekuilibruar, dhe me lojë të mirë panë se si iu iku mundësia dhe u mundën 2-1.
Megjithatë, Spanja e mbylli ndeshjen me kokën lart dhe largohen nga kampionati Europian me një përvojë të mrekullueshme“, shkruante ndër të tjera “Marca”.
Për Shqipërinë rrugëtimi vijon dhe të shtunën kanë takimin gjysmëfinal përballë Gjeorgjisë, sfidë e cila do të nis në orën 18:00.