Vetëm dy javë më parë Imami shqiptar i qytetit zviceran Wil, Bekim Alimi, ishte fotografuar me një qytetar tjetër të Zvicër, Imbërja Hajrullahi, derisa po udhëtonin për Shkup nga aeroporti i Zyrihut.
Foton e kishte postuar në Facebook, Imbërja Hajrullai, i cili më pas u bë shkak i kritikimit të hoxhës shqiptar në Zvicër.
Siç shkruan portali zviceran 20min.ch, kjo është një provë se Imami i Wil-it mban kontakte me njerëz radikaltist, pasiqë në profilin e personit përkrah tij, është gjetur një foto e Adolf Hitler ku shënohet: “I kam lënë të gjallë disa jehudi që të shohin bota se pse i kam mbytur”.
“Edhe para një jave kritikat për Alimin ishin edhe më të zhurmshme, pasi e përditshmja zvicerane “ Switzerland on Sunday” mësoi se ai do të paraqitej në një video përkrah Imamit kontrovers kosovar Shefqet Krasniqi”, shkruhet në artikullin e portalit zviceran.
Por, Imami shqiptar ka hedhur poshtë kritikat ndaj tij duke thënë se ajo foto ishte kërkesë e Hajrullait, i cili ishte shok i tij në shkollën fillore në Maqedoni.
“Ne kishim qenë më herët në shkollë të njëjtë. Kur më pa mua, më kërkoi spontanisht të bënim një foto”, tha Imami shqiptar, raporton Insajderi.
Alimi po ashtu kërkoi nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa ndaj këtyre shprehjeve në Facebook, të cilat ai i quan të “dënueshme”. /Insajderi.com