×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mediet e huaja shkruajnë për Veriun, kështu e vlerësojnë situatën

    Insajderi
    27 December 2022 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Situata në Mitrovicën e Veriut ka zënë vend edhe në mediet ndërkombëtare. Të tensionuar e kanë vlerësuar situatën në veri, duke vënë theksin te barrikadat e vendosura nga serbët lokalë atje.

    Situata në veri tash e 18 ditë vazhdon të jetë e tensionuar. Barrikadat e vendosura nga disa serbë lokalë të mbështetur nga banda kriminale në veri të Mitrovicës, kanë zënë vend në medie më prestigjioze të botës.

    E përditshmja amerikane “The Uashington Post” shkrimin e saj për veriun e nis me titullin “Serbët vendosin postblloqe të reja ndërsa tensionet rriten në Kosovë”. Në këtë thuhet se serbët ngritën të martën më shumë postblloqe në veri të Kosovës dhe kundërshtuan kërkesat ndërkombëtare për t’i hequr ato të vendosura më herët, një ditë pasi Serbia vendosi trupat e saj pranë kufirit në një nivel të lartë të gatishmërisë luftarake, shkruan RTK.

    Prestigjiozja ”Reuters” shkruan po ashtu për tensionimet në veri. Ky medium mes tjerash citon edhe deklaratën e Qeverisë së Kosovë ku thuhet se “Kosova nuk mund të angazhohet në dialog me bandat kriminale dhe liria e lëvizjes duhet të rikthehet. Nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”

    Mediumi londinez BBC në një shkrim të gjatë kushtuar vendosjes së barrikadave, tensioneve e bllokimit të veriut shkruan se Kosova ka akuzuar Serbinë se ka bërë ofertën e Rusisë duke nxitur telashe në Ballkanin Perëndimor, për ta shkëputur vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

    France24 shkruan se Serbia të hënën vendosi trupat e saj të sigurisë në kufirin me Kosovën në gjendjen e plotë të gatishmërisë luftarake, duke injoruar thirrjet e NATO-s për qetësimin e tensioneve midis dy armiqve ballkanikë të kohës së luftës.

    Disa qindra serbë të Kosovës kanë ngritur postblloqe në veri të Kosovës që nga 10 dhjetori për të protestuar kundër arrestimit të një ish-polici serb, duke paralizuar trafikun në dy pika kufitare me Serbinë, është pjesë e tekstit të përditshmes franceze “Le mond”

    Po ashtu, situata e tensionuar, shtimi i barrikadave në veri nga serbët, të shtënat me armë e kërcënimet me shok bomba, kanë zënë vend edhe në mediumet e tjera siç janë “ The Guardian”, “ Al Jazeera” “Politico” “Voice of America” .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark