×
  • Sport
  • Sport

    Mediet evropiane e quajnë ‘djalë të artë’ Valon Berishën

    Insajderi
    06 September 2016 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Blick e ka cilësuar si “ Të artë” mesfushorin e Red Bull Salzburg Valon Berisha, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 66’ të takimit golin e parë të Kosovën në ndeshje zyrtare.

    “’Valoni i Artë’ me golin e artë për Kosovën”, shkruan “Blick” në raportimin e saj për ndeshjen e Kosovës, raporton Insajderi.

    “Blick”, më tutje lavdëron skuadrën e Bunjakit, duke thënë se Kosova “qëndroi me kokën lartë në sfidën e sa të parë zyrtare”.

    Elozhe për ish-reprezentuesin e Norvegjisë kanë thurrur edhe mediet austriake, shtet në të cilin aktualisht luan Berisha – tek kampionët e Austrisë Red Bull Salzburg, të cilët e kanë cilësuar atë si hero të Kosovës.

    “Berisha është hero i futbollit të Kosovës”, është titulli i mediumit austriak Salzburg24.at.

    Ndërsa portali tjetër austriak, Kurier.at thotë se “Berisha i Salzburgut shkroi histori me Kosovën”. Në shkrimin e Kurierit austriak citohen fjalët e mesfushorit pas takimit, i cili tha se e kishte ëndërruar këtë moment me Kosovën.

    “Kam ëndërruar të shënoja gol me Kosovën”, citohet të ketë thënë mesfushori i Salzburgut.

    berit

    Edhe gazeta e njohur norvegjeze, Aftenposten e ka quajtur historik Valonin, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e përfaqësueses norvegjeze. Aftenposten po ashtu nuk lë pa përmendur faktin, se edhe tre futbollistë të tjerë të Kosovës, që ishin të përfshirë në skuadër mbrëmë, janë rritur në Norvegji.

    “Përveç Berishës, në ndeshje u paraqit edhe ish-futbollisti i përfaqësueses U-21 të Norvegjisë Bersant Celina. Në bankë qëndroi ish-anëtari i Odd Ballklubb, Herolind Shala, ashtu si dhe ish-futbollisti i Sadness Ulf Avni Pepa”, shkruan Aftenposten.no, raporton Insajderi.

    Kosova barazoi 1-1 në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018” ndaj Finlandës. Finlandezët avancuan të parët me anë të mbrojtësit Arajuuri, ndërsa kosovarët barazuan përmes Valon Berishës.

    “Dardanët” ndeshjen e radhës e zhvillojnë në “Loro Borici” të Shkodrës ndaj Kroacisë, më 6 tetor të këtij viti. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark