×
  • Sport
  • Sport

    ​Mediumi belg shkruan për vdekjen e Erion Kajtazit

    Insajderi
    04 December 2022 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vdekja e futbollistit të talentuar Erion Kajtazi ka tronditur të gjithë Kosovën, por jo vetëm vendin tonë.

    Për vdekjen e tij kanë shkruar sot edhe mediat belge dhe kjo pasi Kajtazi tashmë kishte shkuar për prova atje.

    Gazeta belge “hln.be” ka shkruar se Kajtazi pak kohë më parë ishte për prova testuese te skuadra e madhe, Andelehti.

    “17-vjeçari Erion Kajtazi, lojtari premtues nga Kosova, ka ndërruar jetë të shtunën në Prizren pasi pësoi një atak në zemër në fushë. Kajtazi para disa muajsh u testua te Anderlechti. Erion Kajtazi ka pësuar një atak në zemër gjatë një ndeshjeje në kampionatin e juniorëve mes klubit të tij Trepça ’89 dhe A&N. Ai më pas është transferuar në spitalin e Prizrenit, ku nuk ka mundur të ringjallet, tha shoqata kosovare. Kajtazi, ndërkombëtari kosovar në U17, u ndoq nga disa klube evropiane. Në shtator ai u testua edhe te Anderlecht”, shkruan kjo gazetë.

    Kajtazit iu dha sot lamtumira e fundit dhe në ceremoninë e varrimit të tij morën pjesë personalitete të shumta nga jeta sportive dhe publike në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark