Drita ka arritur të nxjerrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj ekipit belg, Royal Antwerp, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference Leagues.
Ekipi gjilanas luajti baraz pa gola në udhëtim ndaj një ekipi të njohur siç është Royal Antwerp.
Belgët patën administrimin e ndeshjes gjatë tërë kohës, duke rrezikuar disa herë portën kosovare, por pa arritur qëllimin. Mbrojtja e Dritës funksionoi siç është më së miri.
Drita nga Gjilani, një qytet i vogël në Kosovë, ka prodhuar një nga surprizat më të mëdha në fillim të edicionit të Ligës së Konferencës. Në ndeshjen e parë të xhiros së dytë kualifikuese, ata luajtën 0:0 ndaj Antwerp me emra të njohur”, niste teksti i mediumit kroat.
“Klubi belg drejtohet nga ish-futbollisti i njohur Mark van Bommel, dhe në skuadër ka emra si Radja Nainggolan, Toby Alderweireld, Vincent Janssen, Ritchie De Laet, i cili ishte kampion me Leicester, e gjithashtu edhe reprezentuesi japonez Koji Miyoshi. Të gjithë këta, ndonëse me 69% posedim të topit për Antwerp dhe raportin 12:1 në goditjet drejt portës, nuk i mjaftuan klubit belg për të fituar. Se sa befasues është ky rezultat, tregon edhe fakti se koeficienti i kompanive të basteve për barazim ishte 10, por nuk luajnë as bastoret e as Transfermarkt që vlerëson ekipin e Antwerp me 67.4 milionë euro dhe skuadrën gjilanase me 4.4 milionë euro”, thuhej tutje në artikull.
Kujtojmë se ndeshja e kthimit zhvillohet sot një javë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.