Insajderi
Lajme

Mediumi në Shqipëri raporton se Edi Rama është afër që t’i japë post udhëheqës Liburn Aliu

Insajderi
27 October 2025 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mediumi në Shqipëri raporton se Edi Rama është afër që t’i japë post udhëheqës Liburn Aliu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Liburn Aliu, ministri i dorëhequr nga dikasteri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti në detyrë, po përflitet që të bëhet me post udhëheqës në Shqipëri.

Mediumi shqiptar VNA.AL raporton me burime se Aliu pritet të emërohet drejtor i Portit të Durrësit.

Sipask ëtij mediumi, përpos Aliut, që do të marrë nën drejtim Portin e Durrësit, ministrja Balluku ka emëruar edhe drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në këtë pozitë është emëruar Kreshnik Bajraktari.

Aliu kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit në Qeverinë Kurti 2, nën kundërshtitë për zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark