×
  • Sport
  • Sport

    Mediumi serb e quan provokim deklaratën e Seferit: Na poshtëroi dhe na kërcënoi Dragan Stojkoviqin

    Insajderi
    25 October 2023 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbët nuk ndalen së provokuari dhe me propagandën e llojit të tyre, për faktin se e kanë si ushqim! 

    Kësaj radhe i turren futbollistit me zemër të madhe, Taulant Seferit, që me sukses po luan në radhët e kombëtares së Shqipërisë.

    Vetëm pse ka thënë Seferi e dua në grup Serbinë dhe i mposhtim me 3:0, 4:0 a 5:0, serbët janë aq të çuditshëm dhe e marrim si provokim e kërcënim synimin e një futbollisti. 

    Lere që nuk ka lidhje me provokim por nuk i vjen turp me sajuar gënjeshtra.

    Çfarë shkruan pamfleti serb “Kurir”?  

    “Provokim i turpshëm i një futbollisti shqiptar! Kërcënim i ashpër për Piksin dhe poshtëroi kombëtaren e Serbisë pa asnjë provokim!

    Pavarësisht se nuk janë ende zyrtarisht në Euro, përfaqësuesit e Serbisë janë përballur tashmë me kërcënimet dhe poshtërimet e para. Përfaqësuesi i Shqipërisë në futboll, Taulant Seferi, i lindur në Kumanovë të Maqedonisë, ka vendosur të sulmojë pa provokuar ‘Shqiponjat’.

    Fillimisht, ai theksoi se do të dëshironte të luante kundër Serbisë në Kampionatin Evropian, pavarësisht se ende nuk u kualifikua për të njëjtën, edhe pse ka një shans real, por nuk u ndal me kaq dhe bëri një parashikim mjaft të guximshëm.

    “E dua Serbinë në grupin tonë në Kampionatin Evropian t’i mundë siç duhet. Besoj se mund të arrijmë një fitore të pastër me rezultat 3:0, 4:0 ose 5:0 – tha Seferi, duke poshtëruar kështu Piksin dhe ‘Shqiponjat’”, shkarravit mes të tjera ky pamflet serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark