×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mediumi serb: INTERPOL-i lëshon urdhër arrest për Radoiçiqin dhe 11 persona të tjerë për sulmin në Banjskë

    Insajderi
    07 December 2023 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizata ndërkombëtare policore INTERPOL ka lëshuar një urdhër arrest për kryeterroristin, Milan Radoiçiq, dhe 11 persona të tjerë për sulmi nterrorirst më 24 shtator në Banjskë të veriut të Kosovës.

    Kështu po raporton mediumi serb ‘Nova’, teksa rudhër-arrestin e INTERPOL-it për Radoiçiqin e ka konfirmuar edhe ministri i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, përcjell Gazeta Insajderi.

    Ai tha se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNIMK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

    Meqë Kosova nuk është anëtare e Interpol-it, urdhërarrestet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë.

    Mediumi s’ka ndarë ndonjë detaj shtesë lidhur me 11 të tjerët, për të cilët ka pretenduar se është lëshuar urdhërarrest. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark