Mediumi serb nga Banjalluka, “Monda.ba”, satelit i Milllorad Dodikut, qet flakë nga pankarta madhështore e tifozëve të Bosnjës dhe Hercegovinës: “Mirë se vini, lojtarët e Kosovës së pavarur”.
Ky farë mediumi shkarravit duke sulmuar boshnjakët.
“Bosnja e Hercegovinës triumfoi sonte ndaj Kosovës me rezultat 25:18, në ndeshjen e xhiros së katërt të kualifikimeve për EURO 2024.
Mbështetësit më të zjarrtë të ‘Dragonjve’ kanë vendosur në tribunat e sallës ‘Mejdan’ në Tuzëll një pankartë ku shkruhej “Mirë se vini, lojtarët e Kosovës së pavarur”, duke krijuar një lloj skandali.
Gjegjësisht, dihet se Bosnja dhe Hercegovina nuk është në mesin e vendeve që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, kështu që në fakt BH Fanatic doli kundër vendimeve të shtetit të cilën e përkrahën në ndeshjen e sotme”, shkarravit ky farë mediumi apo pamflet i Banjallukës.