×
  • Sport
  • Sport

    Mediumi serb: Provokim, Bosnja mbështet Kosovën

    Insajderi
    12 March 2023 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mediumi serb nga Banjalluka, “Monda.ba”, satelit i Milllorad Dodikut, qet flakë nga pankarta madhështore e tifozëve të Bosnjës dhe Hercegovinës: “Mirë se vini, lojtarët e Kosovës së pavarur”.   

    Ky farë mediumi shkarravit duke sulmuar boshnjakët.

    “Bosnja e Hercegovinës triumfoi sonte ndaj Kosovës me rezultat 25:18, në ndeshjen e xhiros së katërt të kualifikimeve për EURO 2024.

    Mbështetësit më të zjarrtë të ‘Dragonjve’ kanë vendosur në tribunat e sallës ‘Mejdan’ në Tuzëll një pankartë ku shkruhej “Mirë se vini, lojtarët e Kosovës së pavarur”, duke krijuar një lloj skandali.

    Gjegjësisht, dihet se Bosnja dhe Hercegovina nuk është në mesin e vendeve që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, kështu që në fakt BH Fanatic doli kundër vendimeve të shtetit të cilën e përkrahën në ndeshjen e sotme”, shkarravit ky farë mediumi apo pamflet i Banjallukës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark