×
  • Sport
  • Sport

    Mediumi serb: Refuzoi Serbinë, për të luajtur me Xhakën dhe Shaqirin

    Insajderi
    01 November 2023 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, yjet nga Kosova, vetëm hija e tyre i tremb serbët për faktin se i kujtojnë dy disfata të rënda, të parën me 2:1 në Kaliningad të vitit 2018, dhe të dytën në Doha të katarit, me 3:2. 

    Xhaka e Shaqiri, dy herë e çuan Serbinë për në shtëpi nga Kampionati Botëror.

    Pamfleti serb, “Kurir” shkruan me titull:  “Refuzoi Serbinë dhe vendosi të luante me Xhakën dhe Shaqirin! Piksi e donte në ekip”.

    “Drejtuesit e ekipit kombëtar të futbollit të Serbisë kërkuan Filip Ugriniq. Kontakti me të dhe familjen është bërë disa muaj më parë. Iu prezantua qartë se mund të debutonte për Serbinë kundër Belgjikës më 15 nëntor në një ndeshje miqësore dhe do të ishte në garë për ndeshjen kundër Bullgarisë, më vonë edhe për skuadrën për Kampionatin Evropian, nëse Shqiponjat kualifikohen për Gjermani.

    Mirëpo, futbollisti i lindur në Luzern, pas disa javësh diskutime, ka kontaktuar drejtorin e kombëtares Stevan Stojanoviq dhe trajnerin Dragan Stojkoviq – Piksi dhe ka thënë se ende ka vendosur të luajë për Zvicrën.

    Ai theksoi se priste të merrte ftesë nga Serbia më herët, në fillim të vitit. Kështu, në vend që të luajë me Dushan Tadiqin, Aleksandar Mitroviqin, Lazar Samarxhiqin dhe Dushan Vllahoviqin, ai do të bëjë shoqëri dhe luajë me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, futbollistë që nuk e fshehën kurrë armiqësinë e tyre ndaj Serbisë dhe serbëve gjatë lojës për Zvicrën”, shkarravit pamfleti serb

    Filip Ugriniq është lojtar i Young Boysit. /BotaSot/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark