×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mediumi spanjoll: Serbia po dërgon trupa shtesë në kufi me Kosovën

    Insajderi
    25 March 2022 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Forca të Armatosura të Serbisë në numër të shtuar po zhvendosen drejt kufirit me Kosovën.

    Kështu ka raportuar mediumi spanjoll ‘The Political Room’, duke shpërndarë një video të automjeteve ushtarake serbe që lëvizin në drejtim të panjohur. Lajmi.net ende nuk ka arritur të sigurojë vërtetësinë e kësaj videoje

    Në pamjet e shpërndara në ‘Twitter’ nga mediumi spanjoll, autori i videos shihet duke ngritur tre gishta, që simbolizon shenjën nacionaliste serbe.

    Përgjatë së premtes serbët në Kosovë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Graçanicë kanë protestuar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme serbe.

    Serbët në Kosovë, madje janë paguar nga Beogradi që të marrin pjesë në protesta.

    Protestuesit mbanin parulla “Me paqe kundër dhunës së Kurtit” “Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova dhe Metohia”, “Duam vetëm të drejtat tona”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark