×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mediumi zviceran “i lidh” Loredanën me Edon Zhegrovën

    Insajderi
    26 April 2022 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta zvicerane “Blick” ka hedhur dyshime mbi një lidhje të mundshme në mes të futbollistit kosovar, Edon Zhegrova dhe rep-këngëtares kosovare Loredana.

    Mediumi zviceran ia ka kushtuar një shkrim një fotografie të dyshes, të publikuar së fundmi nga këngëtarja në rrjetet sociale, përcjell “Gazeta Express”.

    “Çka po ndodh këtu? Loredana pozon me ish-futbollistin e Baselit”, ka qenë titulli i “Blick”, i cili vazhdon tutje:

    “Në fundjavë, reperja Loredana u pa krahë për krahë me ish-futbollistin e Baselit, Edon Zhegrova në ‘storyn’ e saj në Instagram, duke i ndezur kështu thashethemet”, shkruan ndër të tjera mediumi zviceran.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark