×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Medvedev: Armenia dhe Azerbajxhani të ulin armët

    Insajderi
    09 April 2016 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev, i ka bërë thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë që ta zgjidhin çështjen e Nagorno-Karabakh-ut nëpërmjet negociatave dhe tolerimeve reciproke.

    Kreu i qeverisë ndodhet në Azerbajxhan në kuadër të një vizite zyrtare. Ai u prit nga Presidenti i vendit, Ilham Aliyev.

    “Duhet shmangur lufta dhe përdorimi i armëve. Si Azerbajxhani, ashtu edhe Armenia duhet që të ulen dhe të diskutojnë për të zgjidhur këtë konflikt në paqe. Nuk duhet lejuar që situata të përshkallëzohet”, tha Medvedevi.

    Aliyevi në fjalimin e tij tha se së bashku me kryeministrin rus diskutuan për marrëdhëniet Azerbajxhan-Rusi, çështjet rajonale dhe ngjarjet e fundit në Nagorno-Karabakh.

    Duke theksuar se vizita e kryeministrit rus tregon rëndësinë në marrëdhëniet me Azerbajxhanin, Aliyev kujtoi se shtatë qytetet në Nagorno-Karabakh dhe përreth prej kohësh mbahen të pushtuara dhe nga aty emigruan rreth 1 milion persona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark