×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Meeting of Styles”, festival ndërkombëtar i grafiteve në Prishtinë

    Insajderi
    29 July 2023 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Prishtinë, në hapësirat e rrugës B, është duke u zhvilluar Festival Ndërkombëtar i Grafiteve “Meeting of Styles”. Ky është edicioni i shtatë i këtij festivali, i cili ka mbledhur në vendin tonë grafistë të njohur nga shtete të ndryshme të botës.

    Mbi 100 artistë vendorë e ndërkombëtarë po vazhdojnë punën në Festivalin Ndërkombëtar të Grafitit “Meeting of Styles”.

    Mbi 30 muzikantë performojnë gjatë tri ditëve të festivalit përderisa arti urban transformon hapësirën publike të qytetit, pjesë e përjetimit të të gjithë banorëve e kalimtarëve, duke frymëzuar pjesëmarrje e diskutim të hapur me shumë aktivitete të organizuara.

    Shkëmbimi kulturor që është pjesë e pandashme e “MoSKosova” është dëshmi e unitetit e diversitetit që e definojnë skenën kulturore të Kosovës, me të gjithë artistët, komunitetin e gjerë artistik e artdashës që kontribojnë në ngritjen e imazhit tonë kulturor në nivel global.

    Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Grafitit “Meeting of Styles” është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark