Insajderi
Lajme

“Mefit” i ngelet hatri nga ish-militanti i VV’së, i referohet vetëm si “qytetar”- demanton pretendimet se ka shtëpi luksoze në Mal të Zi

Insajderi
09 April 2026 - 16:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Mefit” i ngelet hatri nga ish-militanti i VV’së, i referohet vetëm si “qytetar”- demanton pretendimet se ka shtëpi luksoze në Mal të Zi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas pretendimeve të ish-militantit të këtij subjekti politik, Albert Shabani, se deputeti në fjalë posedon shtëpi luksoze në Mal të Zi.

Bajqinovci siç duket është hatruar me ish-militantin me të cilin realizonte “selfie” në kafene, të cilit iu ka referuar vetëm si qytetar, teksa ka demantuar se ka në pronësi shtëpi luksoze në Malin e Zi, shkruan Insajderi.

“Të njëjtat media që me herët shpifën se kinse e kam punësuar vëllanë në KEK, pastaj u morën me gruan, dje paskan “cituar qytetarë” kinse kam shtëpi në Mal të Zi. Une nuk kam asnjë shtëpi, asnjë pronë dhe asgjë jashtë Kosovës”, ka deklaruar Bajqinovci.

Ky i fundit ka shfrytëzuar “njohuritë” nga profesioni i mëhershëm i tij të japë leksione në të bërit gazetari.

“Është shqetësuese se si disa media citojnë burime anonime pa bërë verifikimin më bazik, pa më kontaktuar fare për të pyetur nëse kjo është e vërtetë. Kjo nuk është gazetari, por shpërndarje e qëllimshme e rrenave. Nacionale, Insajderi etjj mund të citojnë këdo, por pa e marrë përgjigjen time kanë plasuar gënjeshtra rreth një prone që nuk ekziston. Ju them me plotë përgjegjës se asnjë pronë, shtëpi apo banesë nuk posedoj jashtë Kosovës. Pra, të gjitha janë gënjeshtra”, deklaroi Bajqinovci.

Përgjatë ditës së djeshme, Albert Shabani, i cili dikur shprehte hapurazi ambiciet që të ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga radhët e LVV’së, tha se Bajqinovci ka në posedim një shtëpi luksoze në Mal të Zi dhe se Shabani ishte një nga punonjësit që kishin kontribuuar në ndërtimin e kësaj shtëpie.

“Mefail, a ju ke tregu votuesve, si arrite me ndertu shtepi luksoze në Mal të Zi, apo, nësë do, unë shkoj një dite te shtepia jote atje, dhe e beje një video direkt nga shtepia! Ti e di mirë kush ti ka vendos dyert e dritaret, edhe une kam qenë aty puntor! Shihemi këto ditë”, ka shkruar ish-përkrahësi i LVV’së, postim ky i cili më pas u fshi nga ai.

Reagimi i Shabanit erdhi si kundër-reagim ndaj reagimit të Bajqinovcit që ia bëri ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila mori meritat për heqjen e plotë të masave të BE’së ndaj Kosovës.

Bajqinovci pretendoi se Osmani s’kishte kurrfarë merite për këtë, vetëm se ishte në një linjë me ish-emisarin e posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Madje, sipas tij, Osmani sikurse Lajçaku kërkonte që Kosova të tërhiqej nga veriu i vendit. /Insajderi.org/



OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark