×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Megi Pojani nuk i ndahet futbollistit të Kombëtares shqiptare, aktorja në Turqi pranë tij

    Insajderi
    19 July 2022 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjetet sociale nuk kanë qenë aleati më i mirë i Megi Pojani për lidhjen me futbollistin e Kombëtares Shqiptare Endri Çekiçi, pasi e kanë ‘tradhtuar’ shpesh këto kohë.

    Megi duket se ndodhet në Turqi këto ditë, aty ku Endri jeton për shkak se është futbollist në një prej ekipeve turke, Konyaspor. Në një prej fotove të fundit të ndara në Instastory Megi shihet në ashenor i cili ka disa mbishkrime në gjuhën turke. Sipas ‘Prive’ bëhet fjalë saktësisht për bllokun e ndërtesave ku jeton futbollisti.

    Ndërkaq, asnjëri prej tyre nuk kanë reaguar rreth zërave. Në një postim në Instagram disa ditë më parë Megi shkroi se nuk do jetë kurrë e hapur të zbulojë detaje rreth jetën personale.  “Besoj se e kuptuat që është një lojë fjalësh me ‘kap fluturimet jo ndjenjat’. Megi Pojani nuk do të jetë kurrë vulnerabël në këtë profil’,– shkroi ajo në një status pasi provokoi me statusin: “Humba avionin, sepse kapa ndjenjat”.

    Ishin pikërisht detaje e shumta nga fotot e aktores dhe futbollistit në Instagram ato që konfirmuan dyshimet e ngritura mbi marrëdhënien e tyre.

    Megi dhe futbollisti ishin edhe me pushime bashkë në ishujt e Afrikës Lindore, pikërisht destinacionin e largët për të festuar këtë raport të ri që kanë nisur.

    Futbollisti postoi një foto në breg të detit në të cilën kishte vënë një palë syze dielli, që e nxorrën zbuluar pasi fansat detajistë vunë re menjëherë në xhamin e syzeve të tij duket Megi Pojani, e cila po shkrepte foton.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark