×
  • Lajme
  • Lajme

    Megjithatë Vuçiq e pranon se është pajtuar me një kërkesë për targat

    Insajderi
    21 November 2022 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas pesë orësh të takimit tre palësh mes kryeministrit Albin Kurti, Aleksander Vuçiq dhe për përfaqësues të Bashkimit Evropian, është deklaruar presidenti serb.

    Vuçiq për gazetarët tha se nuk kanë arritur marrëveshje për targat.

    “Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiq pas bisedimeve disaorëshe, të hënën në Bruksel.

    “Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë tragjedi, por, natyrisht, nuk do të jetë një periudhë e lehtë”, tha Vuçiq, duke shtuar se Serbia “do t’i qëndrojë pranë popullit serb” në Kosovë.

    Megjithkëtë, ai e ka pranuar kërkesën e Josef Borrell që të mos lëshoj targa KM, shkruan Insajderi.

    “Do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të Lartë [evropian], Borrell. Ai ka kërkuar që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, që ne mos të lëshojmë targa të reja KM – për ç’gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha presidenti serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark