×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehaj: FSK-ja i bashkohet Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë

    Insajderi
    22 May 2023 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj tha se në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 23”, pjesëtarë të FSK-së i janë bashkuar shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë.

    Ai, në një postim të Facebok, ka shkruar se ky ushtrim ushtarak drejtohet nga ushtria Amerikane për Europë e Afrikë.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës me oficerë e nënoficerë i bashkohet shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23” të udhëhequr dhe drejtuar nga ushtria Amerikane për Europë e Afrikë”, ka shkruar Mehaj.

    Nga 21 maj deri më 2 qershor, Kosova është edhe nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe `23”. Ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, u mbajt të dielën më 21 maj, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark