×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mehaj ndan foto me policinë: Si kalorësit e Skenderbeut, e shpëtuan atdheun nga rreziku

    Insajderi
    26 September 2023 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vlerësuar lart angazhimin e forcave policore pas operacionit të suksesshëm anti-terrorizëm në Banjskë të Zveçanit.

    Mehaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ndër të tjera, krahasoi policinë me kalorësit e Skenderbeut, teksa vuri në dukje edhe çështjen e pages së ulët, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kur ju duhem na doni shumë. Por kur nuk jeni në rrezik, thoni se edhe 600 euro janë shumë për pagë.  Djemtë tanë sot na zbardhën fytyrën përpara krejt botës dhe treguan vlerën e vërtetë të tyre. Si kalorësit e Skënderbeut, këta  e shpëtuan atdheun nga rreziku dhe treguan cilësi, sinqeritet dhe respekt jo vetëm për popullin në rrezik, por edhe ndaj armikut terrorist”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Tutje, ai ka shprehur edhe rëndësinë që Kosova të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

    Ndër të tjera, ish-ministri ka shprehur edhe rëndësinë e dronëve, të cilët u përdorën në operacionin e fundit anti-terrorist në veri të vendit.

    Postimi i plotë:

    Kur ju duhem na doni shumë. Por kur nuk jeni në rrezik, thoni se edhe 600 euro janë shumë për pagë.  Djemtë tanë sot na zbardhën fytyrën përpara krejt botës dhe treguan vlerën e vërtetë të tyre. Si kalorësit e Skënderbeut, këta  e shpëtuan atdheun nga rreziku dhe treguan cilësi, sinqeritet dhe respekt jo vetëm për popullin në rrezik, por edhe ndaj armikut terrorist. Një armik që ka pas mbas vetes një aparat të tërë shtetëror nga një shtet fqinj me të gjitha furnizimet dhe logjistik. Këtë e dinë edhe aleatët tanë. Prandaj është kritike që Kosova të marrë PFP dhe të bëhet anëtare e NATO-s. Nëpër botë vlera e përvojës, gatishmërisë dhe vendosmërisë ë ketyre djemve tane ka në dispozicion miliarda euro. Me fjalë të tjera, edhe 10.000 euro rroge në muaj nuk e shpaguajnë rrolin e tyre tejet të rëndësishëm. Për më tepër, me nivelin e tyre profesional përgatitor që e kanë arritur kjo njësi policore – disiplinë, përkushtim në detyrë, atdhedashuri, trimëri etj.), mund ti japin leksion të gjitha njësive më të mira në Botë.

    1. fondi i sigurisë ekziston edhe është për të gjitha institucionet e sigurisë
    2. Dronat, tani po e shihni/bindeni vet, se sa kryejnë punë dronat dhe se na duhen.
    3. shumë më shumë përkushtim për djem të tillë – sepse vlera e tyre është e paimagjinueshme. 4. koordinimi me forcat amerikane është shumë i rëndësishëm.

    Këta djem nuk janë thesar i asnjë partie politike, por thesar shumë i cmuar i tërë Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark