×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mehaj në Bruksel, shpreh gatishmërinë për t’i strehuar pesë mijë refugjatë ukrainas

    Insajderi
    14 February 2023 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në takimin e nëntë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku pjesëmarrës ishin 54 shtete, raporton Insajderi.

    “Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjenerali Mark Milley, theksuan edhe një herë rëndësinë që secili prej shteteve të ofroj të gjithë ndihmën e nevojshme për Ukrainën dhe popullin ukrainas të cilët po përballen me agresionin rus, një lufte të padrejtë që duhet dhënë fund”, njoftoi ai.

    “Edhe një herë shpreha gatishmërinë tonë si Qeveri e si Ministri e Mbrojtjes që në çdo kohë të strehojmë 5000 refugjatë ukrainas, e po ashtu të ofrojmë mbështetjen përmes trajnimit të ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme”, tha ai.

    “Si një shtet që jemi përballur me një agresor të tillë me mentalitet okupues e gjenocidal, e kuptojmë shumë mirë luftën e popullit ukrainas për liri, e gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm që ka faktori ndërkombëtar në këtë mes, ndihma  që mund të shpëtoj jetë e t’i jep fund terrorit”, vazhdoi ai.

    “Jemi me popullin ukrainas dhe do ofrojmë çdo ndihmë që është brenda kapaciteteve tona”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark