×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Mehaj pas tërmetit në Shqipëri: FSK është e gatshme për ndihmë

    Insajderi
    16 January 2023 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka telefonuar homologun e tij, Niko Peleshi pas goditjes së Shqipërisë nga një tërmet prej 4.7 ballë të shkallës së Rihterit.

    Mehaj në një postim në rrjetin social, Facebook, homologut të tij Peleshi i ka shprehur gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

    “Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të  strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit. Së bashku me Ministrin Peleshi  do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim”, ka shkruar Mehaj.

    Mehaj shtoi se “në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark