×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mehaj: Ushtria e Kosovës do të jetë krah për krah me NATO-n e SHBA-në në çdo mision që kërkohet

    Insajderi
    02 November 2021 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë krah për krah me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo mision që u kërkohet.

    Mehaj tha se kjo dëshmon edhe gatishmërinë dhe profesionalizimin e Ushtrisë së Kosovës.

    “Kur ka nevojë NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të jemi krah për krah për ta, në çdo mision që kërkohet nga ne, se kjo e dëshmon edhe gatishmërinë edhe profesionalizimin që e kanë pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës”, u shpreh Mehaj.

    Ministri Mehaj ka kërkuar mbështetje nga të gjithë, duke shtuar se ata nuk do të ndalen dhe se i është përkushtuar 200 për qind Ushtrisë së Kosovës.

    “Unë jam përkushtuar 200 për qind në Ushtrinë e Kosovës, aktivitetet nuk do të ndalemi. Treni është duke ec, nuk do të ndalet, po u them të gjithëve të na mbështesni sepse ne jemi të pakthyeshëm”, theksoi Mehaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark