×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Meksikani Brandon Moreno bëhet kampion i UFC-së pas fitores me nokaut ndaj Kara-France

    Insajderi
    31 July 2022 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brandon Moreno mundi Kai Kara-France me nokaut teknik në raundin e tretë në UFC 277 në Dallas të Teksasit, për t’u bërë kampioni i ri i përkohshëm i UFC-së në peshën ‘flyweight’ (53 deri në 57 kg).

    Kënga e “meksikanit” u dëgjua me zë të lartë në Dallas, ku shumica e fansave ishin duke u mbështetur në Morenon.

    Moreno arriti ta fitojë meçin falë një ‘shqelmi vdekjeprurës’, i cili e rrezoi për tokë kundërshtarin zelandez dhe pas disa boksave radhazi në tokë, gjyqtari ndërpreu ndeshjen.

    Në fakt, Kara-France ishte i pari që nisi goditjet në luftë dhe raundi i parë u desh të ndalej për disa sekonda nga një goditje e fortë që u pranua nga Moreno.

    https://twitter.com/i/status/1553426938659840006

    Brandon u përpoq të rrëzonte Kara-France, por luftëtari nga Zelanda e Re u mbrojt mirë dhe arriti të qëndronte në këmbë. Dy luftëtarët u përplasën me grushte.

    Në raundin e dytë, Moreno tregoi shumë lëvizshmëri, ishte më i qartë në goditje dhe gjuajti më shumë grushte. Meksikani u përpoq ta çonte luftën në tokë, por sërish Kara-France arriti të mbrohej shumë mirë.

    Kara-France arriti të kapte Morenon me një goditje në këmbë, ku meksikani humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, por ai u ngrit shumë shpejt për të vazhduar luftën.

    Moreno u bë i pakujdesshëm dhe Kara-France lëshoi ​​një grusht të mirë që hapi një plagë në mollëzën e djathtë të Morenos.

    Megjithatë, me 30 sekonda të mbetura në raundin e tretë, Moreno dha një goditje brutale në stomakun e Kara-France, i cili u rrezua në tokë me dhimbje të mëdha, ku më pas meksikani kaloi mbi të në tokë dhe pas disa grushteve gjyqtari vendosi të ndërpresë ndeshjen me nokaut teknik.

    Me këtë fitore, Brandon Moreno u bë kampioni i përkohshëm i UFC në peshën flyweigh (53 deri në 57 kg). 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark