×
  • Showbiz
  • Show

    Melinda dhe Bardhi së shpejti me bashkëpunimin “Ditën mos ma prish”

    Insajderi
    30 November 2023 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy artistët e njohur, Melinda Ademi dhe Bardhi kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim të dytë.

    Dyshja kanë publikuar një pjesë të shkurtër të këngës së re që mban titullin Ditën mos ma prish.

    Ata shihen në studio muzikore teksa interpretojnë pak nga projekti, i cili është plot ritëm dhe pritet të publikohet së shpejti.

    “Ditën mos ma prish”, kënga e re në bashkëpunim me Bardhi vjen së shpejti”, ka shkruar Melinda sipër videos.

    Theksojmë që do të jetë dueti i tyre i parë bashkë pas këngës “Ferrari”.

    Dyshja e artistëve sollën bashkëpunimin e parë në verën e këtij viti e që u mirëprit nga fansat duke grumbulluar mbi 24 milionë klikime në kanalin e YouTube deri më tani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark