×
  • Showbiz
  • Show

    Melinda publikon një video pas Taynes, ia kthen diss-in fuqishëm

    Insajderi
    27 January 2023 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ftuar në “Zemër Luana”, Melinda Ademi foli e pakursyer për përplasjet me Taynan, duke shprehur se kjo e fundit ka folur keq për artisten në estradë.

    Mbrëmë pa reaguar nuk ka qëndruar as Tayna, e cila i ka kthyer diss-un me një fjalim shumë të famshëm të Nicky Minaj, i cili asokohe mendohej se ishte për Iggy.

    “What I want the world to know about Nicki Minaj, is when you hear Nicki Minaj spit, Nicki Minaj wrote it”-dëgjohet të thotë në video.

    Por pa kaluar 2 orë të plota Melinda i ktheu “dissin” goxha fuqishëm.

    Artistja ka publikuar një video nga pjesëmarrja e saj në “American Idol” ku Nicki Minaj ishte juri dhe ishte ngritur në këmbë pas performancës së saj.

    Kam nderin që një artiste si Nicki Minaj u qu n’kam për mu”, ka shkruar Melinda sipër videos ku shkruan: Melinda Ademi 17-vjeçare kur Nicki Minaj qohet në këmbë për talentin e saj.

    Pra lufta që u duk se u hesht për një kohë, u ndez sërish mes vajzave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark