Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar edhe për sondazhin për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Më këtë sondazh ku Lëvizja Vetëvendosje, ka dal e para me 50 përqind, Krasniqi e ka quajtur “hajgare”, shkruan Gazeta Insjaderi.
Krasniqi këtë reagim e ka bërë në llogarinë e tij në Tëitter, ka shkruar se ata që e kanë bërë këtë sondazh nuk kanë lidhje me këtë punë.
“Po ku i ke gjete keta hajgarexhi te sondazheve o Berat Buzhala.Po me vjen mire qe krejt panelistat e paskeni kuptu qe keta vellaznit e Shqipnise lidhje me kete pune s’paskan, ama bravo qe e publikuat se keshtu po dalin ne shesh edhe hajgarexhite vendore te sondazheve”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi pat reaguar edhe dy ditë më parë për sondazhin e publikuar në RTV Dukagjini ku e nxirrte fituese Vetëvendosje, duke e cilësuar këtë televizion se po i bënë favore VV-së./Insajderi.org