Memli Krasniqi ia ka mësyer sërish postit të deputetit.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës garon me numrin 5.
Krasniqi përmes një videoje në llogarinë e tij në Facebook, ka shpjeguar se si duhet të votohet ai dhe Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Më poshtë gjeni videon:
Krasniqi në një adresimi tjetër të tij pati prezantuar planin e Rimëkëmbjes për të rinjtë, kulturën e sportin, fusha të cilat i ka mbështetur për sukseset e tyre ndërkombëtare në kohën sa ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kujtojmë se kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së është Enver Hoxhaj.