×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Memli Krasniqit deklaron një numër të konsiderueshëm të kriptovalutave

    Insajderi
    20 April 2024 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. 

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se posedon një banesë e cila është në emër të tij, vlera e të cilës është rreth 120 mijë euro dhe një shtëpi për të cilën ka thënë se është e përbashkët me familjarët.

     Po ashtu, Krasniqi ka deklaruar se bashkëshortja e tij posedon një veturë në vlerë rreth 21 mijë euro.

    Kreu i PDK-së, ka deklaruar edhe posedimin një numri të konsiderueshëm të kriptovalutave të tilla si: Bitcoin, Ether, Binance Coin, Ether Classic.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark