Insajderi
Insporti

“Menaxher injorant”, babai i Edon Zhegrovës i reagon ashpër Altin Lalës

Insajderi
13 July 2026 - 09:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Menaxher injorant”, babai i Edon Zhegrovës i reagon ashpër Altin Lalës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit kosovar tek Juventusi, Edon Zhegrova, i ka reaguar ashpër ish-lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lalës.

Zhegrova e ka quajtur “menaxher injorant” Lalën, pas komenteve të këtij të fundit lidhur me Zhegrovën dhe jetën e tij jashtë futbollit, shkruan Insajderi.

“I ashtuquajturi “menaxher” injorant që i ka dëmtuar tej mase lojtarët, e flet për Edonin, i cili ka arritur majat e futbollit”, thuhet në reagimin e Lulzim Zhegrovës.

Kundër Lalës ka reaguar vetë edhe Zhegrova mbrëmë, i cili tha se është menaxher që ka dëmtuar futbollistët e tij.

“Ky nuk është i rëndësishëm aspak, por po vendosi pak të reagoj kësaj radhe. Ky menaxheri që i ka dëmtuar futbollistët e tij”, ka thënë ndër të tjera Edon Zhegrova.

Lala ditë më parë dha kritika për Zhegrovën derisa ishte në një podcast për “Telesport”, ku deklaroi se ylli i Kosovës sikur të punonte më shumë do të luante thuajse në secilën ndeshje të skuadrës italiane, megjithatë shkaku që është i fokusuar te veturat, e orët rolex është në këtë situatë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark