×
  • Sport
  • Sport

    “Menaxhim prej diktatori”/ Ish-lojtari i Atalantës, Joakim Maehle, sulmon trajnerin Gian Piero Gasperini, duke thënë se nuk kishte liri

    Insajderi
    05 September 2023 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Joakim Mahle, ishte pjesë e Atalantës për dy vite teksa u largua këtë verë me destinacion Gjermaninë ku do të aktivizohet me Wolfsburg.

    Madje, danezi ka luajtur edhe dy ndeshjet e para në Bundesliga e mesa duket nuk ka asnjë pishman që është larguar nga Italia dhe Atalanta.

    Së fundmi, 26-vjeçari shprehet se te Atalanta ishte një diktaturë e vendosur nga trajneri Gian Piero Gasperini.

    “Menaxhimin e Gasperinit te Atalanta mund ta konsideroj pa frikë si një menaxhim prej diktatori. Gasperinit i pëlqen të udhëheqë duke përdorur frikën si mjet për të arritur qëllimet e tij.

    Nëse kishim dy seanca në ditë atëherë ai urdhëronte që të flinim në qendrën stërvitore. Te Atalanta nuk kishte liri, pastaj aty ndjehesha si gjithë të tjerët. Ndërsa, te Wolfsburg ndjehem pjesë e projektit dhe në dhomat e zhveshjes ka një atmosferë shumë pozitive”, u shpreh Mahle.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark