×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Menaxhmenti i policisë viziton familjen e Afrim Bunjaku

    Insajderi
    17 December 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, sot vizitoi pikë kalimin kufitar në Jarinjë, si dhe familjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku, i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në kryerje të detyrës, në mbrojtje të vendit, integritetit dhe sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës.

    Në emër të Policisë së Kosovës drejtori Hoxha edhe njëherë gjatë kësaj vizite falënderoi familjen e Heroit Bunjaku për sakrificën dhe kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës, me ç‘rast i siguroi ata se Policia e Kosovës do të jetë gjithmonë pranë tyre duke kujtuar heroizmin e Afrimit dhe duke ofruar përherë mbështetjen e nevojshme për familjen e tij.

    Familjes Bunjaku nga drejtori Hoxha iu dorëzua edhe një pllakatë me emrin e Heroit Rreshter Afrim Bunjaku, e cila ishte dhuruar nga Shoqata shqiptaro-amerikane (AALEA US ) e dedikuar për Heroin e Kosovës.

    Policia e Kosovës do ta kujtoj përherë heroin Afrim Bunjaku dhe të gjithë heronjtë e tjerë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për qytetarët dhe vendin.

    Ndërsa gjatë vizitës në pikë kalimin kufitar Jarinjë, takoi nga afër zyrtarët policor të cilët i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre të pakursyer dhe njëkohësisht kërkoi nga të vazhdojnë me përkushtim realizimin e detyrave policore në interes të sigurisë, parandalimit të krimit e kontrabandës dhe menaxhimit sa më efikas të kufirit shtetëror.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark