×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Menaxhmenti i Trepçës tentojnë t’i “dekonspirojnë” grevistët, ua bëjnë gjykimin pse iu soll dreka

    Insajderi
    29 October 2023 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Minatorët e Trepçës po vazhdojnë të qëndrojnë 700 metra nën tokë në grevë urie. Disa nga ta u obliguan të largoheshin e të drejtoheshin për në qendra mjekësore për shkak të përkeqësimit të gjendjes.

    Mirëpo, menaxhmenti i Trepçës ka vendosur t’ua bëjë gjyqin publik dhe t’i quajë “sabotues” grevistët, të cilët po kërkojnë paga të dinjitetshme dhe përmirësim të kushteve të punës, raporton Gazeta Insajderi.

    Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, në faqen zyrtare të ‘Trepça Sh.A’, menaxhmenti i Trepçës ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë, duke thënë se ka pasur “hyrje dalje të pakontrolluara dhe sjellje të drekave dhe darkave” për grevistët.

    “Sabotimi dhe bojkotimi i punës nuk është zgjidhja e problemeve. Fotot më poshtë janë vetëm disa nga ato që janë marrë nga kamerat e sigurisë të Trepça Sh.A. dhe që janë vendos për të ruajtur pronën dhe sigurinë e ndërmarrjes. Nga këto foto shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit”, thuhet në postim.

    Tutje, menaxhmenti i ndërmarrjes kërcënon se do të marrë “shumë shpejt vendime”.

    “Menaxhmenti i Trepça Sh.A. do të ndërmerr shumë shpejtë vendime që do të bazohen në argumente dhe fakte, të cilat do të ndihmojnë që ndërmarrja të kthehet në binarët e vet të funksionalizimit. Për Trepça Sh.A”, përfundon postimi.

    Fotografitë e publikuara nga Trepça Sh.A:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark