Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka thënë pas fitores ndaj Dukagjinit se skuadra e tij fitoi me meritë.
“Duhet të jemi të kënaqur se nuk e kemi lejuar kundërshtarin të na rrezikojë që nga fillimi i ndeshjes. Menaxhuam shumë mirë edhe rezultatin pas avantazhit. Na ka ndodhur të tërhiqemi prapa pas avantazhit. Sot jemi tërhequr në minutat e fundit pasi kundërshtari nuk kishte çfarë të humbte dhe dilte me pesë lojtarë para. Mendoj që me plot meritë arritëm te ky trepikësh. I uroj futbollistët për fitoren. Falënderoj edhe tifozët që na mbështetën dhe shpresoj që deri në fund të na rrinë afër. Jemi afër Evropës, por duhet të jemi të kujdesshëm”, tha fillimisht Ramadani.
Deri në fund të Superligës, Gjilani luan kundër Prishtinës në udhëtim, e pret Dritën, shkon te Llapi dhe në shtëpi e mbyll kampionatin kundër Ballkanit.
“Duke parë orarin e ndeshjeve, u thash lojtarëve që kjo është një finale e vogël sepse kemi orar të vështirë, por e kemi qetësinë. Deri në fund kemi mundësinë të mos pësojmë asnjë humbje. Mund të luajmë edhe për barazime. Çdo pikë deri në fund do ta ketë vlerën e tre pikëve”, theksoi Ramadani. /Koha/